Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të Elbasanit, afër stadiumit “Elbasan Arena”.
Mësohet se dy mjetet janë në pronësi të një çifti bashkëshortësh, gjykatësit Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij.
“Në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuara në rrugë”. njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet shërbimi zjarrfikës që po punon për shuarjen e zjarrit në mjete, ndërsa ka edhe forca të shtuara të policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vlen të theksohet se ngjarja ka ndodhur pas ndalim qarkullimit.