Një këmbësor në Elbasan është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në lagjen “28 nëntori”.
Sipas policisë “shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë”.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.