Një 24-vjeçar, i prekur nga Covid-19, është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Elbasanit.
I riu, me iniciale H.P, ka marrë dëmtime të shumta në kokë por sipas mjekëve, gjendja e tij shfaqet e qëndrueshme.
26-vjeçari, i prekur me koronavirus, ishte paraqitur në spital për të bërë disa analiza. Ai i ka shpëtuar nga vëmendja të atit dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës së ish Kirurgjisë së Vjetër.
Sipas asaj që ka treguar babai, 24-vjeçari kishte kryer një tampon në një klinikë private dhe ishte paraqitur në spital për ekzaminime të tjera.
Ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm kur të sëmurë me koronavirus tentojnë vetëvrasjen nga ambientet e spitalit.
Rasti i 24-vjeçarit përbën episodin e gjashtë kur pacientët kanë tentuar vetëflijimin në ambientet spitalore, ndërsa në spitalet Covid dhe Covid 2 në Tiranë deri tani janë regjistruar 5 viktima.