Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eleni Foureira këtë vit do të performojë për herë të parë në një skenë shqiptare.
Ajo do të ngjitet në skenën e Festivalit të RTSH-së, si e ftuara speciale e natës magjike.
Eleni do të performojë në natën e tretë, megjithatë duket se për të magjia e festivalit ka nisur që mbrëmjen e kaluar.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se ka ndjekur këngët pjesëmarrëse dhe ka zbuluar të preferuarën e saj.
Me anë të një postimi në Instastory, Eleni ka publikuar një foto të këngëtares shqiptare Elvana Gjata dhe shkruan se është e preferuara e saj.
Elvana e ka ripublikuar foton, duke i shkruar Elenit se e do shumë dhe e quan atë mbretëreshë.
Mbrëmjen e kaluar është mbajtur edhe nata e parë e festivalit dhe Elvana ishte një ndër këngëtaret që u ngjit në skenë duke performuar këngën “Me Tana”.