Extra Eleni Foureira: Si e mora vendimin për të treguar se jam shqiptare

Eleni Foureira: Si e mora vendimin për të treguar se jam shqiptare

Eleni Foureira është një nga këngëtaret më të njohura në Greqi dhe po korr sukses.

Pak kohë më parë, ajo deklaroi publikisht se është nga Shqipëria dhe është krenare për origjinën e saj.

E ftuar së fundmi në një emision në televizionin grek Ant1, Eleni shpjegoi si mori vendimin për të treguar publikisht se është shqiptare.

“Në atë moment të jetës ndihesha gati për ta bërë. E kisha kuptuar që ishte e gabuar që nuk kisha treguar. Isha gabim që në momentin kur të gjithë më donin dhe më kishin pranuar si artiste”, thotë këngëtarja.

Eleni Foureira u largua nga Shqipëria në vitet ’97-’98 dhe familja e saj emigroi drejt Greqisë.

“Kur deklarova se jam shqiptare, më dërguan mesazhe disa personazhe të njohura në Greqi dhe që e fshehin faktin që janë shqiptarë. Një ditë shkova në një kompani diskografike dhe kur mësuan se jam nga Shqipëria, më tallën dhe qeshën me mua. U ndjeva shumë keq dhe thashë me vete ‘o Zot, pse kjo gjë duhet të jetë kaq e keqe’? Dhe kuptova që të bëj karrierë dhe të tregoj se çfarë di të bëj, duhet ta fsheh disi origjinën. Kam kaluar muaj në depresion dhe trishtim”, tregon Eleni Foureira.

Por, tani ajo shprehet se është e bindur që pas gjithë këtyre viteve, grekët nuk janë më racistë.