Extra Elizabeth II do të varroset me vetëm dy “bizhuteri sentimentale”

Elizabeth II do të varroset me vetëm dy “bizhuteri sentimentale”

Mbretëresha Elizabeth II do të varroset duke mbajtur vetëm dy bizhuteri sentimentale, pohon një ekspert mbretëror.

Lisa Levinson, drejtuese e komunikimit në Këshillin e Diamanteve Natyrore, deklaroi për median britanike Metro, se “nuk ka gjasa” që mbretëresha e ndjerë britanike të zbukurohet me bizhuteri të rënda dhe luksoze në arkivolin e saj.

Ajo tha se Madhëria e Saj, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator, do të prehet duke mbajtur vetëm brezin e saj të dasmës nga floriri uellsian dhe një palë vathë me perla.

Lisa shtoi se unaza e fejesës së familjes mbretërore, me diamante të marra nga një diademë në pronësi të nënës së princit Philip, nëna e mbretëreshës, Alice of Battenberg, ka të ngjarë t’i dorëzohet vajzës së saj, princeshës Anne.