Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, po mbështet Ukrainën, e cila është nën sulmin rus, duke ofruar shërbimin e tij satelitor të internetit “Starlink”.
Ai i është përgjigjur një kërkese të ministrit të Dixhitalizimit të Ukrainës, zëvendëskryeministrit Mykhailo Fedorov.
Fedorov kontaktoi me Musk përmes Twitter-it, duke deklaruar se ndërsa Musk u përpoq të “kolonizonte Marsin”, Rusia po përpiqej të pushtonte Ukrainën.
“Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira, raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas. Ne iu kërkojmë t’i siguroni Ukrainës stacione Starlink dhe t’u drejtoheni rusëve që të mbajnë një qëndrim të arsyeshëm”, tha Fedorov.
“Shërbimi Starlink është tani aktiv në Ukrainë. Më shumë terminale gjatë rrugës”, iu përgjigj Musk në platformën e medias sociale Twitter.
Miliarderi japonez dhuron 8.6 milionë dollarë për Ukrainën
Miliarderi japonez Hiroshi Mikitani është zotuar se do të dhurojë 8.6 milionë dollarë amerikanë si ndihmë humanitare për Ukrainën.
“Mendimet e mia janë me ju dhe popullin e Ukrainës”, shkroi kreu i gjigantit japonez “Rakuten” platforma online e tregtimit të aksioneve përmes aksesit në pajisjet desktop, celular dhe ueb, në një letër drejtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për sulmin ushtarak kundër Ukrainës”, shkroi ai.
“Unë besoj se shkelja e një Ukraine paqësore dhe demokratike me forcë të pajustifikuar është një sfidë për demokracinë”, shtoi ai.
Ai tha se po i dhuronte paratë qeverisë ukrainase për aktivitete humanitare për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë që janë viktima të dhunës.
Mikitani tha se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj.
56-vjeçari zotëron edhe klubin japonez të futbollit Vissel Kobe, për të cilin ai punësoi kampionin gjerman të botës në futboll, Lukas Podolski disa vite më parë.