“Është nder të jesh këtu për t’i dorëzuar këtë çmim një njeriu që është edhe më e bukur nga brenda se jashtë. Ka bërë një punë të mrekullueshme si kryeministre, me një rritje dhe punësim rekord. Është një njeri i drejtë, i vërtetë, autentik, cilësi të rralla për një politikan”.
Elon Musk zgjodhi fjalë të ndjeshme për të prezantuar Giorgia Melonin dhe për t’i dorëzuar asaj në New York çmimin “Global Citizen Award 2024” të Këshillit të Atlantikut.
Çmimi iu dha për “rolin e saj si gruaja e parë në krye të qeverisë në Itali dhe mbështetjen e fortë për Bashkimin Europian dhe aleancën transatlantike, ashtu sikurse për presidencën e saj në G7 në 2024-n”.
Më pas radha i takoi kryeministres italiane, e cila qëndronte ulur në tavolinë krah Musk në ceremoninë e zhvilluar në Ziegfeld Ballroom. Ajo e falënderoi për fjalët dhe për “gjenialitetin e tij çmuar”.
Në fjalën e mbajtur për rastin Meloni u përqendrua në mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të Perëndimit kundër autokracisë dhe regjimeve autoritare.