Elon Musk ka humbur titullin si njeriu më i pasur në botë, sipas Forbes.
Musk së fundmi ka blerë Twitter-in dhe ka shitur aksione në kompaninë e tij të makinave elektrike për të çuar deri në fund marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh që kishte me platformën e rrjeteve sociale.
Vendin e Elon Musk e mori Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të markës luksoze Louis Vuitton, LVMH, dhe familja e tij. Sipas Forbes, ata llogariten të kenë një pasuri personale prej 185.4 miliardë dollarësh.
Kurse shefi i ri i Twitter-it, që ka mbajtur vendin e parë në listën e Forbes për më të pasurit në botë që nga shtatori 2021, ka një pasuri neto prej 185.3 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, aksionet e Tesla-s ranë rreth 4 për qind mëngjesin e së mërkurës.