Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2023 në Liverpool. Albina u shpall fituese me këngën “Duje” në edicionin 61 “Festivalit të Këngës” bazuar te votat e publikut.
Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Duje” ishte e preferuara e publikut.
Elsa Lila ishte fituese e çmimit të parë të “Festivalit të Këngës”, çmim që u dha nga juria profesioniste; Albina Kelmendi me këngën “Duje” mori çmimin e dytë; ndërsa të tretët u renditën 2 Farm me këngën “Atomike”.