Kush është më e rëndë: një vajzë që merret me drogë, apo një tjetër e cila zgjedh një të dashur që bën këtë punë?
Këtë pyetje e ka shtruar në formë provokimi moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra”, Dalina Buzi. Pas arrestimit të Elsa Lilës nga policia italiane, në mesin e 13 personave, që trafikonin drogë në Itali, Buzi ka hequr paralele me një ngjarje që bëri bujë në mediat shqiptare, kur në qendër të vëmendjes mediatike u vu i fejuari i Elvana Gjatës.
Në atë kohë, Dalina Buzi e mbrojti fort këngëtaren nga linçimi. Këtë radhë pa e përmendur me emër botuesja e revistës Anabel ka hedhur një temë për debat: “për nivelet e “ndershmërisë” sipas opinionit tonë publik: Nëse i dashuri yt futet në burg për droge ti je k*rve qe te mban me lek”.
Sipas Buzit, për popullin kur një vajzë merret me drogë nuk përbën problem, ndërsa nëse i dashuri i saj e bën këtë gjë ajo konsiderohet k*rvë.
“E rëndësishme është që ky lajm si ka bërë përshtypje fare popullit tonë. Madje kanë ndjerë keqardhje se “fundja pune po bënte”.
Pra më në fund u sqaruam për nivelet e “ndershmërisë” sipas opinionit tone publik: Nëse i dashuri yt futet ne burg për droge ti je k*rve që të mban me lek.
Nëse ti futesh vetë në burg se merresh me drogë. Je “gru zonjë”. Ok po e mbaj shënim”, ka shkruar Dalina duke ia mbivendosur ngjarjen e arrestimit të Elsa Lilës debatit që është zhvilluar më parë për Elvana Gjatën apo atë të vajzave të tjera të showbizit, partnerët e të cilave janë kapur me presh në duar.