Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e enjte seancën plenare të radhës, në prani të 9 anëtarëve të tij, si dhe të ftuarve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, misionit EU4 JUSTICE dhe medias.
Pas caktimit në detyrë të 23 magjistratëve të emëruar në seancën e datës 18.07.2024 dhe shpalljes së vendeve vakante me Vendimin nr. 140, datë 18.07.2024, magjistratët dakordësuan ndërmet tyre, mbi pozicionet e shpallura për plotësim si dhe për caktimin e prokurorive ku do të ushtrojnë detyrën.
Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi unanimisht miratimin e vendimeve për caktimin në detyrën e prokurorit të magjistratëve pranë prokurorive respektive sipas marrëveshjes së dakordësuar, si vijon:
Zonja Olta Hadushaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
Zonja Ema Lazaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Zonja Ornela Ferhati – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Zoti Mirjon Brahimllari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Zonja Elsa Gjeli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Zonja Greta Dreni – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Zoti Kristi Jorgji – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Zoti Arbër Delilaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Aulona Haxhiraj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Zonja Hava Memko – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Zonja Arjeta Plaku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Zoti Renato Tosku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Zonja Enkelejda Meçka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zoti Enea Babameto – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Valbona Verzeroli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Zonja Anjeza Topçi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korcçë.
Zonja Vilma Kapaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Zonja Briselda Zhuzhi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Arisa Shkrepi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Brisida Leka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Zonja Klerta Çonga (Gjika) – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Sonila Qerolla – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Zonja Rajmonda Xhelollari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.