Këshilli i Ministrave ka emëruar këtë të mërkurë tre zv/ministra të rinj.
Agron Tare është emëruar zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Po ashtu, qeveria ka vendosur që në vend të Redi Shtinos të emërojë Oltion Rrumbullakun si zv.ministër të Arsimit. Në të njëjtën detyrë është emëruar edhe Nina Guga.
Agron Tare është vëllai i ish-futbollistit të njohur shqiptar, Igli Tare.
Ai u lagua pas dhjetë muajsh nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit.