Pasi presidenti Bajram Begaj emëroi Arben Kingjin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dekreti është përkrahur menjëherë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Me anë të një postimi në Twittter, ajo ka shprehur entuziazmën për të vazhduar bashkëpunimin ushtarak SHBA-Shqipëri.
“Urime Gjeneralit të Brigadës Arben Kingji në detyrën e tij si Shef i Shtabit për Forcat e Armatosura shqiptare. Mezi presim të punojmë me të për të vazhduar përforcimin e bashkëpunimit ushtarak, përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen e sigurinë në rajon e botë”, shkruan Kim.