Aktualitet Emigrantët shqiptarë, ndër më të dëbuarit nga Gjermania

Emigrantët shqiptarë, ndër më të dëbuarit nga Gjermania

Shqipëria zë vendin e dytë për emigrantët pa dokumenta të dëbuar nga Gjermania.

Vendin e parë e zënë gjeorgjianët.

Ministria Federale konfirmoi se gjatë vitit 2021, shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë.

1.116 vetë janë dëbuar në Gjeorgji, dhe 908 vetë në Shqipëri.

Edhe në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime. Rreth 400 vetë janë dëbuar në këto dy vende vitin e kaluar.

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se emigrantët bien dakord për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Vitin e kaluar janë kryer rreth 11.982 dëbime nga Gjermania, 1182 më shumë se vitin e kaluar kur trafiku ndërkombëtar ajror ishte më i prekur nga kufizimet e COVID-19, shkruan Deutche Welle.