Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.
Zyrtari i lartë britanik do të zhvillojë një vizitë zyrtare ku do të takojë krerët e institucioneve kryesore shqiptare si presidentin Bajram Begaj dhe lryeministrin Edi Rama.
Mediat britanike shkruajnë se në agjendën e Cameron janë parashikuar bisedime në kuadër të një bashkëpunimi të ri ndërmjet dy vendeve sa i përket luftimit të emigracionit të paligjshëm, një çështje kjo që vijojnë të përbëjë shqetësim për autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.
Për këtë çështje, Britania ka miratuar edhe planin “Ruanda” ku emigrantët e paligjshëm do të transferohen në shtetit Afrikan.