Të dënuar për krime të rënda që një nga një po lënë qelitë e burgjeve. Rasti i fundit ishte ai i Ergys Kolaverit i cili ishte dënuar në vitin 2017 me 20 vite burg, pasi qëlloi me snajper Gazmir Dacin në burgun e Vaqarit, për shkaqe gjakmarrjeje, por u lirua nga burgu pa ndonjë sqarim.
Pak ditë më parë është liruar një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm. Endrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit mori lirinë nga Gjykata e Krujës edhe për shkak të sjelljes së mirë në burg.
Gazeta “Tema” publikon një lajm se Emiljano Shullazi është shkarkuar nga “puna” si përgjegjës në bibliotekën e burgut 313. Duke qenë në “punë”, ai përfitonte 3.9 ditë ulje dënimi në muaj, ndërsa në vit, 46.8 ditë.
Por sot, sipas të njëjtave burime, duke parë edhe lirimet e fundit, ai është “pushuar” nga kjo detyrë, për të shmangur ndonjë skandal tjetër, shkruhet në artikull.