Reperi i njohur amerikan Eminem i është bashkuar fushatës së zv/Presidentes, Kamala Harris, duke kënduar së bashku me ish-Presidentin Barack Obama këngën “Lose Yourself” në tubimin e zhvilluar në Detroit.
Reperi i njohur, i rritur në Detroit, mbështet hapur kandidaten demokrate në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit dhe dje mori pjesë në mitingun e saj, për të prezantuar hyrjen në skenë të Harris dhe Obamës.
SEE IT: Rapper Eminem took the stage in his home state of Michigan to introduce former Pres. Obama at a campaign event for Vice Pres. Harris.
Follow live election updates: https://t.co/r4cBNbK8Ug pic.twitter.com/LdAK5bz79A
— ABC News (@ABC) October 23, 2024
Gjatë fjalimit të tij, i cili i parapriu paraqitjes së Obamës, Eminem i kërkoi audiencës që të dalin dhe të votojnë, duke argumentuar se Kamala Harris mishëron një Amerikë ku liritë individuale do të vazhdojnë të mbrohen dhe të gjitha opinionet mund të dëgjohen.
Obama më pas doli në skenë me entuziazëm, por tha se ndihej paksa nervoz që duhej të dilte në skenë pas Eminem. Më pas, për habinë e të gjithëve, ish-Presidenti filloi të reponte rreshtat e hapjes së këngës ikonë të vitit 2002 që pasqyrojnë ndjenjë nervozizmi, duke ndezur emocione te audienca.
“Lose Yourself” është një nga këngët më të njohura të artistit në zhanrin hip-hop. Ajo u lançua si kënga e parë nga kolona zanore origjinale e filmit “8 Mile” më 22 tetor 2002, dhe më pas u bë kënga e parë rrep që fitoi çmimin Academy Award për Këngën më të Mirë Origjinale.
Obama raps Eminem’s “Lose Yourself,” after being introduced by the rapper at a rally for Harris in Detroit, MI. pic.twitter.com/MqXJzplZPY
— MSNBC (@MSNBC) October 23, 2024
Edhe pse publiku në tubim u shfaq i emocionuar nga surpriza e Obamës, këndimi i vargjeve të Lose Yourself nga ish-Presidenti shkaktoi reagime të ndryshme në mediat sociale, me disa që e konsideruan të këndshëm dhe të tjerë e quajtën tallje.
Fakti që Eminem vendosi të mbështeste aktivisht Harrisin në fushatën e saj ishte ndoshta i pritshëm, duke pasur parasysh mospëlqimin e tij ndaj kandidatit republikan Donald Trump, të cilin ai e ka shprehur hapur disa herë në të kaluarën.
Kohët e fundit, ai madje foli kundër mbështetësve të Donald Trump , duke thënë se atyre u është “shpëlarë truri” dhe vuri në pikëpyetje faktin se ata besojnë se mund të përfaqësohen në mënyrë adekuate nga një miliarder që nuk ka përjetuar kurrë vështirësi në jetën e tij.