Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan e morën në pyetje Eminem për disa fraza të shkruara në tekstet e këngëve të tij për presidentin Donald Trump dhe vajzën e tij Ivanka. Reperi iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me Framed, një këngë në albumin e tij që doli në vitin 2017 “Revival” dhe në lidhje me stilin e lirë që është i preferuar nga këngëtari.
Sipas shërbimit sekret, kënga ishte një sulm shumë i ashpër ndaj Presidentit Trump, ku në vargjet e saj shkruhet, “kjo është një filxhan me kafe shumë i nxehtë. A duhet ta hedh mbi Donald Trump? Ndoshta jo, por kjo është gjithçka që kam deri sa të arrij në një komplot”. Ndërsa në këngë të tjera ai ka përmendur edhe vajzën e Trump.
Eminemi dhe ekipi i tij i avokatëve u takuan me Shërbimin Sekret në Janar të vitit të kaluar, ndërkohë në Gusht këngëtari langoi një këngë tjetër në e cila përmbante këtë tekst: “Shkarkojeni Agjentin Portokalli, i cili dërgoi vetëm Shërbimin Sekret. Duhet të takohesha me të, për tëparë nëse vërtet mendoj për të”.
Në atë kohë shërbimet nuk bënë komente për këngën, por sipas informacioneve nga mediat ndërkombëtare, më vonë ata u kontaktuan nga një qytetar i shqetësuar i cili ishte punonjës i TMZ (një website lajmesh), i cili kërkonte që Eminem të hetohej, pasi kërcënonte Presidentin dhe vajzën e tij.
Ndërsa, Shërbimet Sekrete e konsideruan tekstin e Framedit “kërcënues” dhe përshkruan sjelljen e Eminem si “të papërshtatshme”. Gjatë marrjes në pyetje, Eminem gjithashtu iu desh t’u përgjigjet edhe disa pyetje në lidhje me një intervistë në vitit 2017 për gazetën Vulture, në të cilën ai ka thënë se Trumpi bën që “ti ziejë gjaku”. Mediat bëjnë me dije gjithashtu se pas marrjes në pyetje, hetimi i këngëtarit u ndërpre aty.