Mijëra izraelitë u mblodhën jashtë rezidencës së kryeministrit izraelit në Jeruzalem të shtunën në mbrëmje, mes një rritje rekord të numrit të infektimeve me COVID, duke i kërkuar Benjamin Netanyahut të jepte dorëheqjen, ndërsa po gjykohet për korrupsion.
Protestuesit mbanin parulla me shkrim “Revolucioni” dhe “Qytetarët po shkruajnë një Kushtetutë” ndërsa ecnin drejt rezidencës.
Gabimet e qeverisë në përgjigjen ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit pas suksesit relativ të saj fillimisht nxitën demonstrata që zgjasin gjithë verën dhe ndodhin çdo të shtunë.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka tejkaluar 1,000, dhe udhëheqësit izraelitë tani po shqyrtojnë nëse do të vendosin masa të reja izolimi për të ndaluar rritjen e shpejtë të përditshme të infeksioneve.
Aktualisht ka 26,000 raste aktive të infeksionit në Izrael.
Akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe prishje të besimit
Policia me veshje për rebelimet reagoi të premten, duke larguar qindra protestues me kamion.
Arritjet e Netanyahut në politikën e jashtme nuk ndikuan në pozicionin e tij në vend.
Të premten, Serbia njoftoi se do të zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jeruzalem dhe Kosova se do të vendoste marrëdhënie me Izraelin dhe do të hapte një ambasadë në Jeruzalem.
Njoftimi midis Serbisë dhe Kosovës pasoi tre javë pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Netanyahu ka njoftuar se do të mbetet në detyrë edhe pse ai është akuzuar për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në tre raste.
Ai mohoi të gjitha akuzat, duke i quajtur ato një “gjueti shtrigash” të drejtuara nga gjyqësori, policia dhe media.