Dy persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës, si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në këtë qytet.
Ata janë Alket Makaj 43 vjeç dhe Rambo Hasani 27 vjeç, të dyshuar për 8 raste të vjedhjeve.
Konkretisht, 43-vjeçari Makaj dyshohet se është autor i këtyre vjedhjeve:
– Më datë 20.01.2018, në rrugën e Spitalit Lezhë, dyshohet se ka vjedhur mjetin ciklomotorr të shtetasit B.L.
– Më datë 05.02.2018, dyshohet se i ka vjedhur dy bateri të mjetit të shtetasit K.C.
– Më datë 22.02.2018, në lagjen “Beselidhja”, Lezhë, dyshohet se ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases D.G.
– Më datë 23.02.2018 në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, dyshohet se ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases R.M.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 43-vjeçarit iu gjetën disa doza marijuanë.
Ndërsa Rambo Hasani dyshohet autor i vjedhjeve të mëposhtme:
– Me datë 23.02.2018, tek magazina në pronësi të shtetasit Xh.S., dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune.
– Me datë 11.02.2018, dyshohet se ka vjedhur servisin në pronësi të shtetasit A.D. në Lezhë
– Me datë 16.01.2018, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Gj.Gj. në Balldre – Lezhë.
– Me datë 12.12.2017 , dyshohet se ka vjedhur magazinën në pronësi të shtetasit N.M. në Rrilë.
Vijojnë hetimet për dokumentimet ligjore edhe të vjedhjeve të tjera që këta 2 shtetas mund të jenë autorë.