Procesi i numërimit të votës preferenciale ka përfunduar në rang kombëtar. Por edhe në këto zgjedhje, nuk munguar surprizat në votimin për kandidatët.
Emra të rinj do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm, por ka edhe figura të njohura të politikës, të cilët janë përfshirë në fushatën zgjedhore, apo që kanë kontribuuar për vite me radhë në partitë ku kanë aderuar, por nuk mundën të siguronin një mandat deputeti.
Kryesisht, emrat që ngelën jashtë listave ishin në qarqet Tiranë dhe Shkodër.
Kandidatët e njohur të Partisë Socialiste që nuk morën mandatin në Tiranë:
Ervin Bushati
Fidel Ylli
Mimi Kodheli
Plarent Ndreca
Pandeli Majko
Eljo Hysko
Ndërsa nga figurat e njohura në PS-së në qarkun e Shkodrës nuk mundi dot të siguronte mandatin ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Ndërsa nga radhët e Partisë Demokratike ngelën jashtë parlamentit, pas garës në qarkun e Tiranës:
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Ivi Kaso
Dorian Teliti
Sakaq, në Shkodër ngeli jashtë parlamentit opozitari Bardh Spahia.
Edhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim kanë ngelur jashtë parlamentit, pas garën në qarkun e Tiranës:
Petrit Vasili
Edmond Haxhinasto
Nora Malaj
Silva Caka
Floida Kërpaçi