Kryesore EMRAT/ Kush janë kandidatët e Bashës për zgjedhjet e 6 marsit

EMRAT/ Kush janë kandidatët e Bashës për zgjedhjet e 6 marsit

Ndërsa Partia Socialiste dhe Komisioni i Rithemelimit i Berishës (në bashkëpunim me LSI-në) i kanë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Partia Demokratike ka mbetur e fundit për përcaktimin e kandidatëve.

Deri tani janë konfirmuar Luan Hoti për bashkinë e Durrësit dhe Ferdinand Saraçi për Bashkinë e Rrogozhinës.

Strukturat drejtuese të PD në Shkodër propozuan të mërkurën Xhemal Bushatin si kandidat për kryetar bashkie, ndërsa Indrit Sefa ka marrë pëlqimin e bazës si kandidat i PD për kryetar të bashkisë së Lushnjës. Sefa mban aktualisht postin e sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe procesit zgjedhor ne PD.

Në Dibër po diskutohet mes dy emrave, Naim Gazidede i cili është kryetar i degës dhe Luan Haka që ka detyrën e Sekretarit. Në diskutime ka qenë edhe emri i ish-deputetit Xhemal Gjunkshi.

Për Bashkinë e Vorës, baza e Partisë Demokratike do të propozojë Ymer Markun.

Pas konsultimit dhe marrjes së vendimit me strukturat e degëve në bazë të statutit është Kryesia e PD-së që jep miratimin përfundimtar.