Partia Socialiste ka zgjedhur sot kryesinë e re, ku përveç kryeministrit Rama, kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali si dhe Niko Peleshit e Blendi Klosit, Asambleja ka votuar pesë nga shtatë kandidatët burra dhe zonja.
Të zgjedhurit e asamblesë si prurje të reja në kryesi janë Albana Koçiu, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.
Nga numërimi i votave, rezulton se më e votuara nga gratë ishte Lindita Nikolla ndërsa e pesta renditet Etilda Gjonaj e cila ka fituar pak më shumë vota se Klotida Bushka, e cila nuk u zgjodh.
Ndërsa, nga burrat, më i votuari rezulton Erion Braçe, me një votë diferencë nga Arben Pëllumbi.
I treti u rendit, Eduard Shalsi i pasuar nga Toni Gogu, kur Igli Hasani mbeti në vendin e pestë me një diferencë prej 20 votash ndaj Pirro Vëngut, i cili nuk u zgjodh.
Ndërsa si më i votuari nga asambleja me 295 vota ishte senatori socialist Erion Braçe pasuar nga Arben Pëllumbi me një votë më pak.
Klotilda Bushka, Delina Ibrahimi, Pirro Vengu dhe Vangjel Tavo nuk morën votat e mjaftueshme të Asamblesë.
Ndërkohë nga kryesia e shkuar Edi Rama preferoi të mos rikandidojë Ditmir Bushatin, Armando Subashin, Olta Xhaçkën, Mimi Kodhelin, Blerina Gjylametin dhe Ilir Beqajn e arrestuar nga SPAK.
Ndërsa në sekretariatin e ri ekzekutiv dy janë prurjet e reja, Zerina Bruçi- Sekretare për Diasporën dhe Roi Bashaj- Sekretar i Rinisë.
Kryesia e re socialiste:
Edi Rama
Elisa Spiropali
Niko Peleshi
Blendi Klosi
Të zgjedhur nga Asambleja e PS:
Albana Koçiu
Eduart Shalsi
Igli Hasani
Toni Gogu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Arben Pëllumbi
Erion Braçe.
Sekretariati Ekzekutiv i ri PS:
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri – Sekretar Organizmi dhe Zgjedhjet
Evis Kushi -Sekretare e Gruas
Milva Ekonomi – Sekretare e Programit
Romina Kuko- Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Zerina Bruci- Sekretare për Diasporën
Roi Bashaj- Sekretar i Rinisë.