Kryesore EMRAT/ Vlorë, dy të vrarë me armë zjarri

EMRAT/ Vlorë, dy të vrarë me armë zjarri

Një përplasje me armë zjarri në ambientet e një lokali në fshatin Gjormë të Vlorës, u ka marrë jetën 2 të rinjve këtë të hënë.

Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, autor i së cilit është 31-vjeçari Artjon Shenaj.

Ai dyshohet se ka vrarë Mariglen Memën, 35-vjeç dhe më pas është vetëvrarë.

35-vjeçari Mema rezulton person me precedentë penalë, në fushën e trafikut të narkotikëve.

Nuk dihet nëse shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë e shkuara e këtij të fundit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë që po punojnë për zbardhjen e saj.