Aventura e Emre Can te Juventus mund të përfundojë më herët nga çfarë ishte menduar. Në fakt shenjat e para të “divorcit” mes mesfushorit dhe klubit bardhezi u dhanë në fillim të këtij sezoni, teksa turko-gjermani u la jashtë listës Champions nga trajneri Maurizio Sarri.
Fillimisht 25-vjecari pati një reagim të ashpër ndaj një vendimi të tillë, por më pas deklaroi se do ta shfrytëzojë vendimin e trajnerit si një stimul për të punuar më tepër. Duke parë situatën e mesfushorit, Manchester United ka nisur të interesohet dhe sipas mediave angleze është gati të bëjë një ofertë për ta rikthyer 25-vjeçarin në Premier League. Për ish-lojtarin e Liverpool, Juventus kërkon të paktën 35 milionë euro.