Policia e Vlorës ka arrestuar një 64 vjeçar pasi ky i fundit ka kërcënuar me armë zjarri djalin e tij.
Sipas informacioneve është arrestuar shtetasi Qani Gabaj, banues në Mesaplik të Vlorës.
Njoftimi i policisë
Kanos të birin me armë zjarri, arrestohet menjëherë nga Policia!
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
Qani Gabaj, 64 vjeç, banues në Mesaplik, Selenicë.
Shtetasi i lartpërmendur, në banesën e tij në fshatin Mesaplik, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri djalin e tij shtetasin L.G., 36 vjeç.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.