Aktualitet EMRI/ Plagoset me armë biznesmeni i njohur tek “Pazari i Ri”. Kapet...

EMRI/ Plagoset me armë biznesmeni i njohur tek “Pazari i Ri”. Kapet autori

Një sherr me armë ka terrorizuar qytetarët sot pasdite në zonën e “Pazarit të Ri”.

Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas përplasja ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.

Burimet thonë se i plagosur ka mbetur Pëllumb Gjoka, ish-pronar i rrjetit te restoranteve “Rozafa” dhe tashme vetëm pronar i një hoteli në kryeqytet.

Ai është plagosur nga 40-vjeçari K.M. Ky i fundit është arrestuar dhe po merret ne pyetje.

Ndërkohë, Gjoka është jashtë rrezikut për jetën në spital.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21:00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se:

Shtetasi K.M., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi P.Gj.  banues në Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.