Politika Ende pas hekurave, KQZ i jep mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit

Ende pas hekurave, KQZ i jep mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit

Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave, ka marrë sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandatin e kryebashkiakut të Himarës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë sot mandatet për 11 kryetarë të bashkive dhe ka miratuar shpërndarjen e mandateve për 12 këshilla bashkiakë.

Kujtojmë se Beleri arriti ta fitonte Bashkinë Himarë nga kundërshtari i tij politik, Jorgo Goro me një diferencë prej 19 votash.

Ndërkohë, Beleri dhe Pandeli Kokaveshi e kane ankimuar në Apel vendimin që i la në “arrest në burg”.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe ish-anëtari i shtabit elektoral të tij, akuzohen nga SPAK për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.