Jose Mourinho u duk se ishte vënë në lëvizje për të marrë Cristiano Ronaldon te Roma për sezonin e ri, çka do të ishte një rikthim i bujshëm i portugezit në Seria A. Por pasi Manchester United e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin me numrin 7, klubi verdhekuq po lëviz në drejtime të tjera.
Pas Marash Kumbullës, një tjetër futbollist shqiptar mund të veshë fanellën e Romës.
Giacomo Vrioni pritet të transferohet nën urdhrat e Jose Mourinho-s, në marrëveshjen ku Juventusi synon afrimin e Zaniolo-s.
Sipas mediave italiane, sulmuesi i kthyer te bardhezinjtë pas huazimit te Tiroli në Austri, është përfshirë në negociatat ndërmjet dy klubeve. Për të ulur çmimin e kartonit të Zaniolo-s, Juventusi synon të dërgojë në këmbim në kryeqytet Arthur, Vrionin dhe 19-vjeçarin Miretti.