Ka kaluar një gjeneratë nga finalja e fundit e Champions League për tifozët e Interit. Rikthehet pasi mund Milan më një provë të pastër superioriteti. Një emocion që do të shkojë përpara më ditë, një natë që zikaltrit rrallë do ta harrojnë. Tani vjen sfida e fundit, jo e lehtë. Madje më e vështira e sezonit: Manchester City ose Real Madrid.
Ndeshja e parë 2-0 dhe goli i Lautaros në përballjen dytën që ishte “qershia mbi tortë”, Interi në finalen e 10 qershorit në Stamboll, Milani në shtëpi.
Asnjë shans për Milanin, edhe me Leaon në fushë. Dëshira e kuqezinjve nuk ka mjaftuar, skuadra e Piolit nuk kishte forcën e duhur për të përmbysur humbjen e ndeshjes së parë. Aventura e Championsit mbyllet këtu.
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, realizoi golin e vetëm në minutën e 74-t, duke prerë çdo shpresë të Milanit, Sulmuesi argjentinas mposhti Maignan me një gjuajtje të fortë në zonë.
Në pjesën e parë Milani iu afrua golit vetëm në një rast me Rafael Leaon, i cili nuk gjeti kuadratin, kurse Interi rrezikoi me Xhekon, që u ndal nga portieri Maignan. Në fundin e pjesës së parë Interi humbi Mkhitarian për dëmtim, në vend të tij u fut Brozoviç.
Në pjesën e dytë skuadrat u hapën disi dhe loja zhvendosej sa në njërin krah në tjetrin. Më konkretë u treguan zikaltrit, që gjetën golin e fitores me Lautaro Martinez. Interi e meritoi plotësisht fitoren me atë që dha në fushë në të dyja ndeshjet, ndërsa Milanit tani i duhet të japë gjithçka për vendin e 4-t në kampionat, që të mos mungojë në Champions sezonin e ardhshëm.