Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE group, duke zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Çelës, i cili u largua pas mbarimit të mandatit.
Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.
Ai ka qenë jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.
Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.
Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.