Eneda Tarifa ka folur për herë të parë pas lajmeve të bujshme të divorcit.
E ftuar në “PopCulture”, këngëtarja u mor më shumë me faktin që mediat u morën kaq shumë me të.
“Unë ohooo kënaqem, ca nuk lexoj të shkruhet për veten time. Këta që shkruajnë janë thjesht të papërgjegjshëm, janë kazan kanë thjesht qëllim ca klikime.”
“Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura.”
Sa i përket lidhjes me Zaloshnjën, Eneda theksoi: “Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”