Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur nga SPAK.
Zyrtarisht SPAK, ende nuk konfirmon se për cilin hetim ka dhënë deklarime Agaçi.
Agaçi u paraqit edhe në Komisionin Hetimor për “Inceneratorët” më 22 shkurt të këtij viti, ku pati përplasje me deputetët e opozitës, të cilët e akuzojnë se ka firmosur të gjithë procedurat ligjore brenda 24 orëve në shkelje flagrante të ligjit.