Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, është paraqitur në SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij, megjithatë kjo nuk është hera e parë që Agaçi ngjit shkallët e SPAK.
Ai është thirrur më parë lidhur me dosjen e inceneratorëve.
Në tetor 2022, u pyet rreth një orë lidhur me këtë aferë.