Një diamant i zi miliardavjeçar i quajtur Enigma, që besohet se e ka origjinën në hapësirë, do të dalë në ankand, raporton BBC.
Enigma besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në tokë dhe mund të jetë formuar nga një përplasje meteori.
Me 555,55 karat, guri i çmuar konsiderohet jashtëzakonisht i rëndë për një diamant, dhe peshon afërsisht sa një banane.
Ky gur i çmuar në ankandin e Sotheby’s në Londër pritet të arrijë më shumë se 4.4 milion £ (6 milion dollarë) në kohën kur ankandi online mbyllet javën e ardhshme.
Ky diamant është i llojit “Carbonado”, një nga format më të forta të gurëve të çmuar natyrorë.
Një lloj i rrallë diamanti
Diamantet e zeza janë zakonisht rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetër – një periudhë para se të ekzistonin dinozaurët.
Vetë planeti Tokë është rreth 4.65 miliardë vjet i vjetër, kështu që nuk është shumë më i vjetër se diamantet e zeza.
Diamantet “Carbonado” janë jashtëzakonisht të rrallë dhe janë zbuluar vetëm në Brazil dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Për shkak se ato përmbajnë osbornit, një mineral që gjendet vetëm në meteorë, besohet se e kanë origjinën nga hapësira.
Por origjina e tyre e saktë është ende e mbuluar me mister.