Extra “Enigma” në ankand: Karakteristikat e një diamanti misterioz me origjinë nga hapësira?

“Enigma” në ankand: Karakteristikat e një diamanti misterioz me origjinë nga hapësira?

Një diamant i zi miliardavjeçar i quajtur Enigma, që besohet se e ka origjinën në hapësirë, do të dalë në ankand, raporton BBC.

Enigma besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në tokë dhe mund të jetë formuar nga një përplasje meteori.

Me 555,55 karat, guri i çmuar konsiderohet jashtëzakonisht i rëndë për një diamant, dhe peshon afërsisht sa një banane.

Ky gur i çmuar në ankandin e Sotheby’s në Londër pritet të arrijë më shumë se 4.4 milion £ (6 milion dollarë) në kohën kur ankandi online mbyllet javën e ardhshme.

Ky diamant është i llojit “Carbonado”, një nga format më të forta të gurëve të çmuar natyrorë.

Një lloj i rrallë diamanti

Diamantet e zeza janë zakonisht rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetër – një periudhë para se të ekzistonin dinozaurët.

Vetë planeti Tokë është rreth 4.65 miliardë vjet i vjetër, kështu që nuk është shumë më i vjetër se diamantet e zeza.

Diamantet “Carbonado” janë jashtëzakonisht të rrallë dhe janë zbuluar vetëm në Brazil dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Për shkak se ato përmbajnë osbornit, një mineral që gjendet vetëm në meteorë, besohet se e kanë origjinën nga hapësira.

Por origjina e tyre e saktë është ende e mbuluar me mister.