Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të diel në një vizitë në Abu Dhabi, ku është takuar me Princin e Kurorës, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.
Në fokus të bisedës është ndihma për rindërtimin e zonave që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi pasoja tragjike.
Në këtë vizitë, kreu i qeverisë shoqërohet nga dy ministra, Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj.
Qeveria shqiptare publikoi me 5 shkurt faturën zyrtare të dëmeve që la pas tërmeti. Ministri Çuçi deklaroi se fatura e përllogaritur është 985 milionë e 75 mijë euro.
Kjo faturë do t’iu bëhet e ditur edhe ndërkombëtareve në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin.