Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi të hënën e 15 nëntorit, drejtorin e ri të përgjithshëm të RTSH-së. Me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave u zgjodh zoti Enkelejdi Joti.
Ai siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të hënë procedurën statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.
Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në séancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike.
Kandidatët në garë ishin zoti Enkelejdi Joti, zonja Iris Luarasi, zonja Mimoza Haxhiaj dhe zonja Laureta Roshi.
Gara në RTSH nisi pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, nën akuzën e korrupsionit.