Një 24-vjeçare ka rrahur dhe më pas e ka goditur me thikë motrën e saj tre vjet më të vogël.
Sipas të dhënave nga policia, autorja, e cila është arrestuar, banon në Greqi dhe aktin e ka kryer pas një konflikti me motrën në shtëpinë e prindërve.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi.
Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21-vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës”, sqaron policia.