Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, janë pajtuar për të bashkëpunuar kundër pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe efekteve të tij.
Drejtoria turke e Komunikimeve njoftoi se në një bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale.
Sipas njoftimit, Erdogan dhe Trump u pajtuan që kundër kërcënimit të paraqitur nga shpërthimi i koronavirusit të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në shëndetin publik dhe në ekonominë e të dy vendeve, si kërkesë të “frymës së solidaritet” të aleancës së NATO-s.
Autoritetet turke të shëndetësisë së fundmi njoftuan se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend arriti në 2 017, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 86 306.
Ndërkaq, autoritetet amerikane të shëndetësisë njoftuan se numri i vdekjeve nga koronavirusi vend ka arritur në 39 135, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 737 319.
Pas shfaqjes për herë të parë, dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Bazuar në të dhënat e universitetit ”John Hopkins” me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 2,3 milionë, me rreth 163 mijë të vdekur dhe rreth 609 mijë të shëruar.