Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar takime të shumta me liderë botërorë në Samitin e G20-tës Osaka të Japonisë, por pati rastin të takohet edhe me homologun e tij nga Turqia, Rexhep Taip Erdogan.
Ky i fundit postoi një fotografi me numrin një të SHBA-së duke bërë me dorë shenjën “Good” (Mirë).
Takimi i qeshur mes dy liderëve vjen në mes të mosmarrëveshjeve për blerjen e sistemit raketor rus S-400 nga ana e Turqisë, veprim që SHBA e sheh si kërcënim për aleancën mes dy vendeve.
Por me sa duket krizat janë në qartësim e sipër, duke qenë se Turqia ka bashkëpunim me SHBA-të për raketat e famshme F-35, pjesët kryesore të së cilave prodhohen në Turqi.
Samiti përvitshëm i udhëheqësve të vendeve më të fuqishme ekonomikisht ka sjellë diskutime të ndryshme, duke nisur nga lufta tregtare Kinë-SHBA e cila po e shkatërron ekonominë botërore të tregut, e deri te mosangazhimet e disa vendeve për respektimin e marrëveshjeve mbi ndryshimet klimatike.