Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij po bën një histori suksesi në fushën e shëndetit në kuadër të pandemisë koronare. Kjo, duke inauguruar hapjen e një kompleksi spitalor gjigand me disa rekorde. Me aftësinë për të trajtuar 35,000 pacientë në ditë, kompleksi është ndër më të mëdhenjtë në Evropë përsa i përket kujdesit intensiv.
“Shumica e tetë spitaleve të kompleksit do jenë operacionalë deri në fund të vitit, pjesa tjetër në vitin e ardhshëm. Në një kohë të pakuptimtë të institucioneve ndërkombëtare, Turqia ka treguar fuqinë e qëndrimit mbi dy këmbët e saj”, tha Erdogan.
Duke folur për situatën aktuale të pandemisë së koronavirusit, Erdogan theksoi se bota ka vështirësi me mungesën e respiratorëve, por që Turqia e ka kapërcyer me sukses këtë problem, duke kujtuar se vendi i tij tashmë ka filluar prodhimin e respiratorëve të prodhimit vendas.
Ministri i Fahrettin Koca, gjithashtu foli për temën e respiratorëve vendas, duke thënë se Turqia ka plot të tillë dhe se është gati të prodhojë në seri akoma dhe më shumë.
Koca tha se kur të jetë plotësisht operacional, ky spital do të jetë spitali më i madh në Evropë me kapacitetin e ofrimit të kujdesit intensiv në një kampus të vetëm. Ajo që është gjithashtu specifike për këtë kompleks, është fakti se deri në 2,040 izolatorë sizmikë janë instaluar në ndërtesën kryesore të saj, duke e bërë spitalin objektin më të madh të izolimit sizmik në botë.
Falë izoluesve të tërmetit, spitali do të jetë në gjendje të kryejë të gjitha aktivitetet operative pa ndërprerje gjatë dhe pas ndonjë tërmeti të rëndë të mundshëm.