Bota Erdogan, i habitur me Arabinë Saudite: Përkrah Greqisë dhe kërkon dronë turq!

Erdogan, i habitur me Arabinë Saudite: Përkrah Greqisë dhe kërkon dronë turq!

Arabia Saudite dëshiron të blejë dronë të armatosur nga Turqia, njoftoi të martën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili mund t’i afrojë të dy fuqitë rajonale të kundërta së bashku.

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Riadit janë ftohur që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll në tetor 2018, ndërsa tregtia ka rënë për shkak të bojkotit jozyrtar saudit të produkteve turke, por të dy vendet kanë shprehur gatishmëri të punojnë për t’i përmirësuar ato.

Në një fjalim të martën, Erdogan shprehu pakënaqësinë që Arabia Saudite kishte rënë dakord për ushtrime të përbashkëta ajrore me Greqinë dhe la të kuptohej se shitja e mundshme e dronëve në Riad do të varej nga sjellja e ardhshme e Riadit.

“Arabia Saudite po zhvillon stërvitje të përbashkëta me Greqinë. Dhe në të njëjtën kohë, na pyet për dronët e armatosur. Le të shpresojmë që ne do ta zgjidhim këtë problem në mënyrë paqësore, pa tensione shtesë”, tha Erdogan.

Turqia e ka imponuar veten si një nga prodhuesit kryesorë në botë të dronëve të armatosur, akoma më shumë pasi ato u provuan tejet të suksesshëm dhe gati përcaktues në fitoren e Azerbajxhanit ndaj Armenisë në Nago-Karabak.

Dronët turq janë vendosur gjithashtu në Siri dhe Libi.

Riadi tashmë ka një marrëveshje me kompaninë private turke Wester, e cila e lejon atë të prodhojë dronët e saj ushtarakë. Shpresat e Turqisë për të përmirësuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite janë pjesë e përpjekjeve më të gjera rajonale. Ankaraja thotë se dëshiron të rregullojë marrëdhëniet me Egjiptin, të cilat janë ftohur që kur ushtria egjiptiane rrëzoi Mohamed Morsi në 2013, ish-presidenti i Vëllazërisë Myslimane, i cili ishte afër Erdoganit.

Të dy vendet mbështesin palët e kundërta në konfliktin libian dhe në Mesdheun Lindor.