Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka urdhëruar Rojen Bregdetare të mos lejojë më refugjatët që për sigurinë e tyre të mos kalojnë Detin Egje drejt Bashkimit Evropian.
“Shmangiet ilegale të refugjatëve përtej Egjeut nuk lejohen, sepse ato janë të rrezikshme”, tha Roja Bregdetare turke, duke cituar urdhrin e presidentit.
Zbatimi i masës do të mbikëqyret nga Ministria e Brendshme.
“Megjithëse parimi i mosndërhyrjes në rastin e emigrantëve të paligjshëm që dëshirojnë të largohen nga Turqia do të vazhdojë të zbatohet, kjo qasje nuk mbulon kalimin e detit për shkak të rrezikut për jetën e tyre”, thuhet në deklaratë.
Rojet Bregdetare turke akuzojnë Greqinë për shkelje të ligjeve ndërkombëtare duke vënë në rrezik varkat e emigrantëve dhe thotë se shpëtoi gati 100 emigrantë të enjten nga tre anije të lëna nga grekët.
The Greek Coast Guard is acting with much more aggression & confidence than I have seen in them before
They are taking the migration challenge seriously
This vid was recorded this morning. In it, the Coast Guard shoots warning shots at the migrants & blocks their way to #Greece pic.twitter.com/f3dcECt07g
— BasedPoland (@BasedPoland) March 2, 2020