Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili kohët e fundit nënshkroi një dekret për kthimin e statusit të muzeut Hagia Sophia në një xhami, vizitoi monumentin simbol të Stambollit të dielën.
Vizita e Erdoganit vjen përpara rifillimit të lutjeve islame në 24 korrik brenda çudisë arkitektonike, e cila është një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Erdogan, i cili pritet të marrë pjesë në lutjet e para të së premtes në Hagia Sophia, u informua mbi përgatitjet që po bëhen për rinisjen e adhurimeve, siç janë praktikuar me shekuj.
Hagia Sophia pa një numër në rritje të vizitorëve pas dekretit i cili erdhi pas vendimit të gjykatë, ku iu hap rrugë rikthimit nga muzeu në xhami.