Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se vendi i tij përpiqet për paqe, prosperitet, stabilitet dhe zhvillimin e të gjithë Ballkanit.
Përmes një videomesazhi në hapjen e spitalit “Memorial” të Fierit, Erdogan tha se Turqia ka mbështetur zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë për më shumë se 30 vjet, në përputhje me atë që kërkon vëllazëria.
Ai theksoi se edhe pas tërmeteve në shtator dhe nëntor 2019, dhe gjatë pandemisë së virusit koronar, pa pritur asgjë në këmbim, ata i qëndruan pranë popullit shqiptar.
Ai kujtoi se Turqia po ndërton 500 njësi banimi në Shqipëri për të ndihmuar ata që mbetën pa strehë nga tërmeti shkatërrues nga viti 2019 dhe me këtë rast ai edhe një herë konfirmoi se ky projekt do të përfundojë deri në gusht të këtij viti.
“Ne përpiqemi për paqen, prosperitetin, stabilitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë, por edhe të të gjithë Ballkanit. Ata që e shohin Turqinë si një kërcënim ose një garë dhe veprojnë vetëm për interesat e tyre, gabojnë seriozisht,” tha Erdogan.