Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, nuk i ndal kërcënimet. Ai paralajmëroi presidentin francez, Emmanuel Macron, pas një deklarate të këtij të fundit. Erdogan i kërkoi Macronit të mos ngatërrohet me të ose në të kundërt do të ketë problem të mëdha. Ai gjithashtu theksoi se Franca nuk mund të flasë për humanizmin, duke ju referuar masakrave franceze në Afrikë.
“Ju nuk e dini historinë. Ju nuk mund të na mbani leksione për humanizmin. Mos u ngatërroni me Turqinë dhe popullin turk. Z. Macron, ju do të keni një problem të madh me mua personalisht”, tha Erdogan, duke ju referuar deklaratës së Macronit, që tha se problemi nuk është me popullin turk, por me presidentin.
Erdogan nuk harroi Greqinë. Nga shteti grek ai kërkoi që të mos endet shumë nëpër ishuj.
“Shikoni çfarë po bën Greqia tani për ishujt. Greqia nuk duhet të endet nëpër ishuj. Ajo po bën gabim dhe në fund do të mbetet etëm. Ju vazhdoni të na flisni për fqinjët, fqinjët. Kur flasim për fqinjët, duhet të ketë drejtësi. Turqia është gati të përballojë çdo sfidë”, u shpreh ai.