Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se sulmi ndaj trupave turke në rajonin e Idlibit në Siri do t’i kushtojë shtrenjtë qeverisë siriane.
“Sa më shumë të sulmojnë forcat siriane, aq më i rëndë do të jetë çmimi që do paguajnë”, deklaroi Erdogan.
“Palës siriane i kemi dhënë kundërpërgjigjen e nevojshme në nivelin më të lartë. Seriozisht ata janë përballur me probleme të shumëfishta, veçanërisht në Idlib, por këto nuk mjaftojnë do të vazhdojnë edhe më tej. Ata do të paguajnë një çmim shumë të rëndë përsa kohë sulmojnë ushtarët tanë. Unë nesër do t’i ndaj me opinionin publik këto hapa“, tha Erdogan.
Gjatë kësaj kohe, 13 ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa forcat siriane po tentojnë që të kthejnë kontrollin në rajonin e Idlibit dhe disa pjesë të Alepos.
Nga ana tjetër, Ankaraja vendosi mijëra ushtarë për të penguar ofensivën siriane.
Bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë përfunduan pa një marrëveshje, për ndalimin e luftimeve ndërmjet forcave të presidentit Bashal-al Assad dhe rebelëve anti-qeveritarë.