Bota Erdogan: Për sa kohë të jem president i Turqisë, nuk i them...

Erdogan: Për sa kohë të jem president i Turqisë, nuk i them “Po” anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan këmbëngul në qëndrimin e tij kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ai ka deklaruar se bisedimet e javës së kaluar me delegacionet finlandeze dhe suedeze nuk ishin në “nivelin e pritur” dhe Ankaraja nuk mund të miratojë kërkesat e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

“Për sa kohë që Tajip Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne përfundimisht nuk mund t’u themi “po” vendeve që mbështesin hyrjen e terrorizmit në NATO,” tha presidenti.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake.

Të dy vendet nordike mohojnë mbështetjen e militantëve kurdë. Por ata i janë bashkuar vendeve të tjera të BE-së në vendosjen e një embargoje të armëve ndaj Turqisë, pas operacioneve të saj kundër grupeve kurde në Siri.